Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim live me qytetarët për t’i propaganduar atyre paketën ekonomike që ai ka ndërrmarë nga taksat e tyre.

Gjatë komunikimit ai i është përgjigjur shumë qytetarëve që e pyesnin live.

 

Një ndër ta ishte edhe një arbitër futbolli, i cili e ka pyetur nëse profesioni i tij do të përfitnin pagë lufte, pasi edha ata janë prekur nga situata e krijuar.

Mirëpo kjo nuk i ka interesuar fare kryeministrit.

 

Ai ka vendosur të tallet, në vend që ta sqaronte qytetarin, i cili paguan taksa si të gjithë, pavrësisht profesionit.

Rama i është kthyer:

Për arbitrat e futbollit besoj bëhet fjalë. Jo se jepni shumë penallti gabim ju. Kam dëgjuar se unë nuk e ndjek. Për arbitrat e futbollit nuk ka asnjë përfitim.