Ekspertët parashikojnë se nuk do të ketë më kthim në jetën normale, si darka në restorante, të merrni pjesë në një koncert ose të shkoni në stadium, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm, sepse sipas tyre, deri atëherë vaksina e koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion.

 

Politikanët e Shteteve të Bashkuara dhe Europës janë të bindur se të gjithë qytetarët do të mund të kthehen në zyra, fabrika dhe shkolla përpara qershorit, duke rihapur ekonominë dhe iu rikthyer jetës normale përpara gjetjes së një vaksine për koronavirusin.

 

Një pjesë e vogël e vendeve europiane kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese që këtë javë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ndërsa pjesa tjeter pritet t’i japin fund karantinës në maj.

 

Qeveria shqiptare i është bashkuar grupit të vendeve optimiste, duke zgjatur fashat e orarit, lejuar hapjen e disa bizneseve dhe duke lejuar kthimin e qytetarëve në punë. Sot, për herë të parë në më shumë se një muaj, rrugët e Tiranës gumëzhimin nga qytetarët, të cilët duken të lehtësuar për heqjen e disa masave kufizuese. Por a do thotë kjo panoramë plot diell dhe njerëz në rrugët e kryeqytetit se do t’i rkthehemi së shpejti jetës normale?

 

Debati është i jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë, Itali, SHBA apo Francë, ku presidenti Emmanuel Macron u detyrua të zgjaste karantinën për shkak të presionit të personelit mjekësor.

 

Vetë ekspertët amerikanë parashikojnë se nuk do të ketë më kthim në jetën normale, si darka në restorante, të merrni pjesë në një koncert ose të shkoni në stadium, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm, sepse sipas tyre, deri atëherë vaksina e koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion.

 

“Ajo që më irriton me të vërtetë është qasja e Shtëpisë së Bardhë, që kërkon të rikthehemi jetës normale pas Pashkëve dhe të hapim stadiumet në shtator. Kjo gjë nuk po ndodh”, thotë Ezekiel J. Emanuel, një onkolog në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Pensilvanias.

“Në vend që marrim masa të nxitura për t’i nxjerrë njerëzit në rrugë, ne duhet ta përgatisim vendin për një proces 18-mujor, ku epidemia do të vazhdojë të godasë”, tha ai.

 

Fakti i pashmangshëm është se në mungesë të një vaksine ose ilaçi vitin e ardhshëm, një virus kaq ngjitës si Covid-19 do te vazhdojë të përhapet në mbarë botën, dhe vetëm masat e rrepta mund të parandalojnë shpërthime të reja si ato në Wuhan, Bergamo ose Nju Jork.

 

Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se për të lehtësuar masat e distancimit social duhet të ndiqen me përpikmëri katër hapa kryesorë.

 

Së pari, duhet të bëhen testime në shkallë të gjerë për të ditur se kush është i sëmurë dhe kush jo. Së dyti, të infektuarit duhet të izolohen nga të gjithë njerëzit e ndjeshëm. Së treti, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të sëmurët duhet të gjurmohen.

Së katërti, të gjitha këto kontakte duhet të izolohen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Këto katër hapa, sipas tij, e fusin virusin “mes katër mureve”.

 

Fatkeqësisht, asnjë vend nuk ka kaluar me sukses hapin e parë, atë të testimeve masive. Ndërkohë që të gjitha qeveritë përgatiten për fazën e dytë të koronavirusit, do të katastrofike nëse faza tjetër do të shpaloset mes mungesës kaotike të pasisjeve mjekësore dhe mungesës së udhëheqjes që kemi parë gjatë muajve të fundit.

 

Numri i testeve diagnostikuese, për të parë nëse njerëzit janë të sëmurë, ndryshojnë nga shteti në shtet, por nuk janë të mjaftueshme për të qënë një hap përpara epidemisë. Testimi serologjik, për të parë se kush është rikuperuar me antitrupa që mund të sjellin imunitet nga virusi, është edhe më i kufizuar.

 

Specialisti amerikan Scott Gottlieb dhe ish shefja e Administratës Amerikane të Barnave, Lauren Silvis kanë sugjeruar kohët e fundit që punëdhënësit të marrin përsipër barrën e testimit, duke i sjellë tamponët në vendet e punës, duke e bërë testimin një rutinë dhe të përhapur.

 

Gjetja e kontakteve që ishin afër të sëmurëve, është puna më intensive për ndalimin e përhapjes se pandemisë. Për të kontaktuar një më një të gjithë kontaktet e pacienëve, duhet shtuar numri i të punësuarve nëpër spitale, duke u caktuar vetëm këtë detyrë.

 

Por nga do të vijnë këto ushtri punëtorësh? Problemi ka të ngjarë të jetë edhe më i madh në qytetet e vogla, ku numri i mjekëve nëpër spitale është shumë më i vogël dhe shumica e tyre përqendrohen tek kurimi i pacientëve. Pra edhe ky hap është i vështirë për t’u arrirë tani për tani.

 

Vetë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka vendosur gjashtë kritere për të gjitha vendet që konsiderojnë zbutjen e masasave kufizuese:

-Vënia nën kontroll e përhapjes së virusit

 

-Sistemit shëndetësor duhet të ketë fituar aftësinë për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast me koronavirus dhe të gjurmojnë çdo kontakt

 

-Rreziqet e shpërthimit të epidemisë duhet të minimizohen në ambiente të veçanta si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve

-Vendosja e masave mbrojtëse në vendet e punës, shkolla dhe institucione

-Të menaxhohet rreziku i përhapjes së koronavirusit nga importi

 

-Të gjithë qytetarët duhet të jenë plotësisht të duruar, të angazhuar dhe të gatshëm për t’u përshtatur me “normën e re” të jetesës, duke vazhduar të shmangin kontaktet fizike dhe duke ruajtur distancën sociale.

Rihapja e ekonomisë është një aspiratë e përbashkët e të gjitha shteteve, siç është edhe zbulimi i shpejtë i një ilaçi efektiv ose vaksine. Por ne duhet të përgatitemi për mundësinë që as vaksina dhe as kurimi të mos shfaqen për 18 muaj ose më gjatë.

 

Gazeta amerikane “Washington Post” shkruan sot se “në një botë si kjo, kthimi i njerëzve në punë në mënyrë të sigurt do të kërkojë udhëheqje të fortë dhe planifikim, me përfshirjen e të gjitha niveleve të qeverisë, sektorit privat dhe qytetarë.”

 

“Ajo që të gjithë duhet të kemi parasysh tani është se kthimi në normalitet do të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë”, shkruan gazeta.

Gazeta Si