Një rast i rrallë raportohet të ketë ndodhur në Karolinën e Veriut ku një grua është infektuar me koronavirus edhe pse 3 javësh qëndronte në shtëpi e izoluar, që pas nxjerrjes së rregullave të izolimit nga autoritetet vendase.

 

Gruaja nga Charlotte, e quajtur Rachel Brummert deklaron se mendon që e ka marrë virusin nga qesja e ushqimeve që kishte porositur nga marketi.

 

Tashmë Rachel ka shfaqur të gjitha simptomat dhe është izoluar dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes së saj që të mos e përhapë virusin.