Në vendin tonë janë shëruar 197 persona të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 15 në 24 orët e fundit.

 

Lajmi i mirë me dije nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në përditësimin e të dhënave më të fundit nga situata e koronavirusit në vend.

 

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.”, u shpreh Rakacolli.

 

Ndërkohë, ka shkuar në 433 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.