Në Qarkun e Shkodrës sipas informacioneve zyrtare ë 24 orët e fundit janë zbuluar 3 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 52.

Burimet bëjnë të ditur se njëra prej të prekurve nga koronavirusi është një grua e cila punonte në fasoneri.

 

Mësohet se zonja është banuese në lagjen Perash në Shkodër. Gruaja mësohet se ka patur kontakte me një tjetër punëtore të fasonerisë, e cila vetëm dje është zbuluar se ka qenë pozitive në testin e COVID-19.

 

Në qytetin e Shkodrës, fasoneritë janë mbyllur prej rreth 10 ditësh, por me infektimin e punonjësve janë shtuar dyshimet për një numër më të lartë të të prekurve.

 

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve të Shkodrës që të tregohen të kujdesshëm pasi rrezikon të kthehet në një bombë me sahat.

 

Ndërkohë që ditën e sotme është shkarkuar Prefekti i Shkodrës dhe në vendin e tij është caktuar si koordinator i qarkut zv.ministri Besfort Lamallari.