Deputeti i Partisë Social Demokrate për qarkun e Shkodrës Tom Doshi ka shpërndarë 1800 pako ushqimore në Shkodër dhe Vau Dejës për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë që në këto zona janë në një numër të konsiderueshëm. Ndihmat janë shpërndarë në prag të festës së shenjtë të Pashkës por edhe në këto ditë të vështira nga COVID-19.

 

Ndihmat me pakot ushqimore të mundësuara nga deputeti Tom Doshi janë shpërndarë në të gjitha njësitë e bashkisë Vau Dejës tek familjet më në nevojë si dhe në gjitha njësitë e bashkisë Shkodër pranë këtyre familjeve që përkon edhe me festën e shenjtë të Pashkës.