Shkodra është qyteti i dytë më i goditur në vend nga Koronavirusi, pas Tiranës.

Epiqendra e veriut të vendit numëron deri tani 52 të prekur dhe 2 viktima, çka ka shkatuar panik mes banorëve.

Por për të krijuar një atmosferë ndryshe ka menduar këngëtari Bujar Qamili.

 

Bilbili i këngës shkodrane ka zhvilluar ditën e sotme një koncert në rrugët qytetit, ku siç shihet në pamjet e mëposhtme nuk kanë munguar spektatorët nga banesat e tyre.

 

Koncerti i këngëtarit përkon edhe me festën e Pashkës.