Malcom Filipe Silva de Oliveira, i njohur si Malcom verën e kaluar u largua nga Barcelona, për të kaluar në Rusi,

te skuadra e Zenit. Fillimi në këtë kampionat nuk ishte aspak i lehtë, për shkak se nuk pëlqehej nga tifozët, por me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi dhe lojtari po kalon një formë shumë të mirë.

Së fundmi ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit që lamë pas. Në situatën që ndodhemi për shkak të izolimit nga koronavirusi, Zenit ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’ia dhënë çmimin futbollistit.