Këngëtari Blero Muharremi ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kohës që e gjithë bota është izluar për shkak të koronavirusit. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Blero nuk tregoi arsyet e operacionit, por shtoi se rëndësi ka që ai është mirë.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjisatari: Me Bleron e kishim parashikuar intervistën një javë përpara, por kur ishim gati për ta realizuar ajo u anulua sepse Blero pati një ndërhyrje kirurgjikale. Më trego si je aktualisht?

Blero Muharremi: Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar. Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten.