Shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive Najada Çomo ka publikuar një foto të shpërndarë më herët nga doktoreshë Nervila Gjermeni, e cila prej një muaji nuk takon bashkëshortin dhe fëmijët.

 

“Dr. Nevila Gjermeni duke punuar me shume perkushtim… ka 5 jave pa takuar femijet e saj! Nevila, mirenjohje per punen dhe perkushtimin cilesor. Do ta fitojme betejen”, shkruan Çomo.

 

Ndërkohë, vetë doktoreshë Nevila ka publikuar foton e fëmijëve dhe bashkëshortit që e përshëndesin nga ballkoni, ndërsa shkruan se sot, 9 mars, është bërë një muaj që nga dita që ajo nuk i ka takuar dhe shton se nuk e di dhe për sa kohë në vazhdim.

 

“Të jesh nënë e mjeke , për më tepër infektologe në kohën e SARS Cov2… sot një muaj pa ju dhe s’di se sa kohë në vazhdim”, shkruan doktoreshë Nevila, teksa publikon foton e mëposhtme.

 

Fëmijët dhe bashkëshorti i doktoreshë Nevilës duke e përshëndetur nga ballkoni, pasi nuk e kanë takuar prej 5 muajsh: