Mjeku kardiolog Sulejman Çele në një intervistë ka treguar frikën që ka nga COVID-19. Në një lidhje direkte me RTV Ora, Çele u shpreh se ka frikë nga koronavirusi dhe ndërrohet në garazh, pasi mendon se mund të infektojë pjesëtarët e tjerë të familjes.

“Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët.

Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem”, u shpreh Çele.