Dy gra janë përfshirë në një debat që ka degjenderuar edhe në prekje fizike. Ngjarja ka ndodhur tek Pazari i Ri, teksa të dyja ishin në radhë dhe po prisnin tek një dyqan sallamerie. Por nxitimi për të mbaruar sa më shpejt ka sjellë konflikt mes dy zonjave.

“Kur*are, ke dalë ti mi?”- thotë gruaja në fjalë.

“Hë mi ku e ke autorizimin ti, ma trego,”- thotë vajza më tej.

“Na ja ku e ke,”- dëgjohet të thotë më pas gruaja dhe i përplas autorizimin në fytyrë.

“Mos m’u afro ti mua moj,”- thotë më pas vajza.

Oraret e kufizuara në Shqipëri kanë sjellë disa herë përplasje mes qytetarëve. Një tjetër rast që u raportua ishte edhe në qytetin e Fierit, ku dy gra u konfliktuan para postes. Gjithsesi java që vjen, do të ketë fashë orare më të zgjatur, duke sjellë edhe më tepër qetësi tek njerëzit.