Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vogël me tre shtretër. Videoja iu publikua nga gazetari Blendi Fevziun ë “Opinion”, i cili e pyeti Ahmetaj se si mund të rrijë dikuhs në ato kushte.

“Më fal keni parë karantinë në amerikë në parkim? Keni parë. Ne e thamë, mos hajdeni se është keq. Patjetër që do rrinë, patjetër blendi. Të karantinohet 14 ditë dhe nëse është negativ të shkojë në shtëpinë e saj. Më vjen keq që sillni pamjen e dhomës. Ne i thamë të mos vinte. Mori rriskun erdhi dhe patjetër që do të rrijë,”- tha Ahmetaj.

Shumë nga emigrantët shqiptarë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve nga situata e krijuar nga Covid-19.