Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka treguar sot një ditë nga puna e tij në Infektiv, si shkon me urban e deri tek biseda e parë me pacientët. Ai shprehet se rutina ditore tashmë është ka një muaj që ndodh dhe mendon se mund të vijojë dhe më gjatë se kaq dhe shton se masat duhet të lirohen, por të ketë dhe shtrëngime.

“MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….LIBERALIZIMI i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut”, shkruan Kalo.

Kalo ka komentuar dhe debatin për numrin e testeve që bëhen në Shqipëri për të zbuluar tastet me COVID-19. Ai thotë se debati për testet është shterpë dhe do vijojë pasi politika është mbi ekspertët. Po ashtu Kalo shton se drita fatmirësisht është shfaqur në fund të tunelit dhe ka nisur fitorja kundër COVID-19. “Bashkëqytetarë të këtij vendi, JU DUAM SHUMË….DURIMI e NDËRGJEGJËSIMI juaj, si dhe PUNA e PËRKUSHTIMI jonë kanë filluar të na shpërblehen…BASHKË NE DO JA DALIM MBANË!!!”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË

09.04.2020….Fundi i javës së katërt të kuarantinës….Dita nis me udhëtimin në urbanin e caktuar për transportimin e personelit të Shëndetësisë….Mbritja në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT = Covid-1, sikundër ai njihet këto ditë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….Tashmë nga Kliniçistët/Infektiologët, unë mbetem aty “buka më e vjetër”, një pragpensionist.…Fillon dita e punës me mbledhjen e mëngjesit e të gjithë stafit me ekipin e rojes, që drejtohet nga Shefja e Shërbimit, Prof. N. Çomo, gjatë së cilës ne njihemi me evoluimin e situatës në spital…..

Veshja me paisjet e mbrojtjes personale, për aq kohë sa më duhet për të parë të sëmurët si dhe për të qëndruar në mjedisin e izolimit të tyre….Vijon më pas me diskutime mes kolegësh për trajtimin sa më të kujdesshëm të të gjithë të sëmurëve tanë, si dhe me përditësimin e dijenive tona mbi këtë sëmundje “flamë të përbotëshme”….Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….

MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….LIBERALIZIMI i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Ëuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..