E ashtuquajtura pacientja numër 69 dhe nëna e saj janë shëruar plotësisht nga koronavirusi. Analiza e të dyjave ka dalë negative dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë të tjera në mënyrë që të sigurohen 100% se nuk kanë më asnjë gjurmë pandemie në trupin e tyre.

Më 28 mars u shërua nga COVID-19, edhe nëna e saj, e cila ndryshe nga pacientja 69, u shtua në spitalin Infektiv. Pacientja 69, kështu zgjodhi ta quante veten, bëri një video-mesazh në faqen e saj në Instagram, mesazh që më pas përfundoi në faqen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tregoi se e ëma e saj ishte infektuar prej saj dhe kishte përfunduar në spital si dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe bashkëmoshatarëve të mos e mendojnë si të thjeshtë COVID-19, duke rrëfyer edhe simptomat e saj