Fatmirësisht, në qytetin e Shkodrës situata e krijuar nga koronavirusi gjatë ditëve të funit është paraqitur e qetë.

Nga 23 mostrat e marra një ditë më parë nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në të gjithë qarkun, duke bërë që numri I të infektuarve të mbetet 49 persona, ndër të cilët 4 janë në bashkinë Pukë, 6 në bashkinë Vau Dejës dhe 39 në bashkinë Shkodër.

Deri më tani, një muaj pas identifikimit të personit të parë të infektuar me koronavirus në të gjithë vendin, në qarkun e veriut është shënuar vetëm një viktimë, një e moshuar 80-vjeçare ndërsa janë shëruar deri më tani 2 persona, pacienti I parë I infektuar në bashkinë Vau Dejës dhe oficeri I policisë gjyqësore në Shkodër. Në Spitalin Infektiv në Tiranë po marrin shërbim spitalor 7 pacientë ndër të cilët, 5 pacientë nga bashkia Shkodër dhe 2 të tjerë nga bashkia Vau Dejës.

Nga institucionet përgjegjëse në Shkodër po punohet për gjurmimin e personave të cilët kanë patur kontakt me ato të cilët sot janë të infektuar, ndërsa bëhet e ditur se më shumë se 100 persona janë vetëkarantinuar duke zbatuar të gjitha rregullat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Nga ana tjetër, masat mbrojtëse të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit nuk po zbatohen sa duhet nga qytetaët shkodranë.

Paraditen e kësaj të enjte, akset kryesore të qytetit ishin të mbipopulluara, krahasuar me lëvzijet e qytetarëve një apo dy ditë më parë. Siç duket, izolimi në banesa duket një mission I pamundur për shkodranët.