Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, në raportin e orës 19.00, evidenton se:

Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shendetësor – NjVKSH, ka vijuar ndjekja e situates epidemiologjike, gjate dites sotme, ku jane marre edhe 23 mostra, prej te cilave 3 jane ritestime te pacienteve te Bashkise Vau Dejes te cilet kane perfunduar karantinimin prej 14 ditesh. Mostrat jane derguar ne ISHP ne Tirane.

Ne bashkite Puke dhe Fushe Arrez, situata epidemiologjike eshte e stabilizuar, nga 4 rastet negative, 1 eshte stabilizuar edhe pas dy testeve qe kane dale negativ, 2 te tjere te se njejtes familjeve kane kryer karantinimin, dhe sot jane marre perseri mostrat te cilat jane derguar per ritestim ne Tiranë. Aktualisht ne Bashkine Puke dhe Fushë Arrez eshte vetem nje person pozitiv ne banese, i pahospitaliziar ne gjendje te qendrueshme shendetesore.

Ne te gjithe territorin e Qarkut vijon hetimi epidemiologjik, mbi kontaktet e te dyshuareve prane rasteve te konfirmuar pozitiv, si dezinfektimi i ambienteve dhe hapesirave publike, shperndarja e ilaceve ne banesat e pensionisteve, dhe asistenca onlain e personelit ne komunikimin me banoret.

Nga NJVKSh ne Malësi t[ Madhe jane marre masat ne zbatim te urdherit te dy ministrive per vetkarantinimin e 6 personave qe kane hyre ne piken e kalimit Hani i Hotit dhe jane akomoduar ne Hotel “Kavaliero.”. Numri i personave qe kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit, jane 148, te cilet jane kryesisht shofer te mjeteve te transportit.

Nga Spitalin Rajonal ne Shkoder gjate 24 oreve te fundit jane bere rreth 50 vizita urgjente. Te gjithe tamponat e marre personelit te shendetesise kane dale negativ.