Ish-deputetja Grida Duma hedh dyshime mbi shifrat e publikuara nga kryeministri Rama për koronavirusin, duke thënë se ato janë të falsifikuara.

“Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë fallsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij. Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd”, shkruan Duma.

Më tej, ish-deputetja shkruan se shteti drejtohet nga Facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe apo opinione.

“Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël. Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë! Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën”, përmbyll Grida Duma, ish-deputete e PD.

Foto e shperndare nga Grida Duma: