Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë prej përhapjes së koronavirusit, nga i cili tashmë janë infektuar plot 400 shqiptarë. Që prej shpërthimit të Covid-19 në vendin tonë kryeministri Edi Rama filloi edhe propagandën që e karakterizon gjithmonë.

Përveç kësaj në komunikimet live me qytetarët ai e cilëson veten edhe si “babai i kombit”. E mesa duket tashmë është duke e besuar vërtet, por duke i dhënë vetes edhe disa fuqi të mbinatyrshme.

Ditën e sotme ai ka dalë në terren për të inspektuar zonat e dëmtuara nga tërmeti i vitit të shkuar dhe punimet për banesat e reja. Ai është parë të lëvizë në terren pa maskë edhe doreza, çka ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.

Teksa një qytytere ia ka përmendur këtë në koment, Rama nuk ka ngurruar të tregojë arrogancën dhe të mburrë veten si shpëtimtarin e jetës.

Ai i thotë:

Une nuk kam dale ne pazar ketu dhe ruaj distancat e nuk me afrohet njeri, keshtu qe permbahu se s’je aspak e mjere, se po te mos me kishe mua ne krye mund te ishe largqofte edhe ne boten tjeter sot!