Papa Françesku ka dhënë sot një intervistë për gazetarin britanik Austen Ivereigh. Duke folur për situatën e krijuar në botë nga pandemia e koronavirusit, Papa tha se “Disa qeveri kanë ndërmarrë masa shembullore, me përparësi të përcaktuara mirë, për të mbrojtur popullsinë në situatën e pandemisë prej koronavirusit.

 

Në këtë situatë të vështirë që po kalon bota, mendoj se shenjtorët e vërtetë janë mjekët dhe jo fetarët. Sa shumë mjekë dhe infermierë kanë vdekur! Sa priftërinj kanë vdekur! Sa fetarë kanë vdekur!

 

Papa Francesco duke folur për sfidat që po kalon njerëzimi tha gjithashtu se “na pëlqen apo jo ta themi, bota sot është e strukturuar rreth ekonomisë. Në botën financiare, duket se sakrifica është normale. Njerëzit e pastrehë mbeten të pastrehë. Ditë më parë pashë një fotografi të Las Vegas që disa njerëz të varfër po karantinoheshin në një parking ndërkohë që hotelet ishin bosh, por të pastrehët nuk mund të shkojë në hotel.

 

Sor askush nuk flet për përmbytjet. Nuk e di nëse kjo është hakmarrje e natyrës por sigurisht që është një lloj përgjigje prej saj. Më bëri përshtypje festimi i 70-vjetorit të zbarkimit në Normandi. Kishte shumë figura të politikës që morën pjesë në atë eveniment por askush nuk u kujtua për 10,000 djemtë që dhanë jetën në atë plazh.

 

Sot, në Europë, kur dëgjojmë fjalime populiste nuk është e vështirë të kujtojmë fjalimet e Hitlerit në vitin1933, pak a shumë e njëjta gjë që bëjnë disa politikanë sot. Unë jam i shqetësuar për hipokrizinë e disa figurave politike që thonë se duan të përballen me krizën, që flasin për urinë në botë duke prodhuar armë.

 

Tani shoh shenja fillestare të konvertimit në një ekonomi më pak të dëmshme dhe më humane. Ka ardhur koha ta rekuperojmë natyrën. Të varfërve duhet të ju kthejmë dinjitetin. Nuk mund t’i trajtojmë ata si kafshë të braktisura”.