Malësia e Madhe është ndër të paktat zona në Veri të Shqipërisë që nuk është prekur nga COVID-19. E gjendur mes dy vatrave të kuqë të përhapjes se virusit, Shkodrës dhe Tuzit në Mal të Zi, ajo ka mundur t’i rezistojë përhapjes së COVID-19 duke mos regjistruar deri tani asnjë rast pozitiv.

Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj, thotë se në ketë situate ka ndikuar jo vetëm zbatimi i masave të marra si pjesë e situatës së fatkeqësisë natyrore, por edhe vetë veçoritë e zonës së Malësisë.

Meqenëse Malësia e Madhe nuk ka një popullsi të dyndur që jeton në qendra urbane, në pallate, pasi shumica e banorëve jetojnë në shtëpi private, edhe distancimi social është më i sigurtë për mospërhapjen e COVID-19

Sipas epidemiologut Curraj, hetmi i shpejtë i rasteve të dyshuara dhe zbatimi me korrektesë i masave të mospërhapjes së COVID-19, si nga institucionet publike dhe private, ashtu edhe vetë banorët e Malësisë, kane ndikuar pozitivisht që Malësia e Madhe të mos preket nga COVID-19.

Deri tani kemi marrë 6 mostra në Malësi të Madhe, të cilat kanë rezultu negative. Ne, si shërbim i sëmundjeve infektve në Malësi të Madhe, jemi duke realizu në vazhdimësi hetimin epidemiologjik

Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, thotë se masat e marra si dizinfektimi i rrugëve dhe institucioneve, mbyllja e shkollave dhe aktivitetit privat në qytetin e Koplikut dhe ndërgjegjësimi i banorëve për distancimin fizik, janë arsyet se pse Malësia e Madhe, megjithse gjendet mes dy vatrave të infeksionit, Shkdorës dhe Tuzit, deri tani ka qendruar e paprekur nga COVID-19.

Mund të jemi ndër bashkitë e rralla ku janë minimale, të pakonsiderueshme, ndëshkimet për mosbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19. Të gjithë i janë bindur vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur vehten, familjen dhe Malësinë e Madhe.

Nga pikëkalimi kufitar doganor i Hanit të Hotit, më i madhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vazhdojnë çdo ditë të hyjnë shtetas shqiptarë por edhe

të huaj. Një ekip i kujdesit shëndetësor bën kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe, më pas, ndjek procesin e e tyre të vetizolimit për 14 ditë. Zoti Martinaj thotë se banorët po mbështeten me pako ushqimore dhe ilaçe, sidomos pencionistët dhe të vetmuarit, duke i nxitur të qendrojnë në shtëpi, si masë e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe mospërhapjen e infeksionit.

Dua t’i falenderoj të gjitha familjet e Malësisë së Madhe për korrektësinë që treguan ndaj vehtes, familjes dhe komunitetit të Malësisë së Madhe duke zbatuar të gjitha udhëzimet që kanë dalë nga Minsitria e Shëndetësisë. Falë kësaj, ne jemi sot në ketë situate të mirë që nuk jemi prekur nga COVID-19.

Rasti i Bashkisë Malësi e Madhe, ashtu si dhe disa bashkive të tjera në Shqipëri, tregon rëndësinë e marrjes në kohë të masave pandaluese dhe, në veçanti, distancimit social në përpjekjet për mospërhapjen e COVID-19. /VoA/