Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi gjatë intervistës më të fundit me Ardit Gjebrean rrëfeu shumë detaje të pathëna nga jeta e saj private.

 

E pyetur nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë. Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.

 

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar? Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time. Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo? Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del! Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!

 

Fifi: Ai mend në kokë ka, por… Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë? Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur. Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën? Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë.