Gazetarja e njohur, Anila Basha ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të parë.
Burime bëjnë me dije se djali ka lindur i shëndetshëm dhe nëna ndodhet në gjendje të mirë.
Anila ka vendosur ta quajë djalin Ari, në nderim të kujtimit të babait të saj, Aristotel që ndë rroi jetë 2 vite më parë, dhe me të cilin gazetarja ishte mjaft e lidhur.
Gazetarja ka qenë tejet e rezervuar në këtë periudhë kohe, duke e kaluar në heshtje të plotë lajmin mbi shtatzëninë e saj, që duket se sjellë dhe një etapë të re në jetën e saj private, atë të provuarit e emocioneve prej nëne.