Klejdi është vetëm 3 vjeç e gjysmë, ai vuan nga diabeti sepse kur ishte foshnje nëna nuk e ushqente me qumësht,por me ujë dhe sheqer.

Sot do të tregojmë historinë e një familje shqiptare. Eva Çuçka, jeton në Sukth të Durrësit, ajo është nëna e Teos dhe e Klejdit. Në këtë familje për momenti askush nuk punon. Dy djemtë e vegjël çdo ditë i kërkonin babait të tyre ushqim, për këtë arsye ai mori rrugët drejt Maqedoni me shpresën se do të gjente punë,por CoVid 19 i mbylli kufijtë.

Eva nuk ka shtëpi, ajo nuk e kërkon këtë, Eva nuk gëzon shëndet të plotë ajo nuk e kërkon këtë. Eva kërkon vetëm bukë.

Histori të tilla njerëzore bashkëjetojnë me ne çdo ditë, ajo që duhet të bëjmë është të ndalemi tek ta t’i dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë. Siç bënë nxënësit e shkollës Sami Frashëri.

Kushdo që dëshiron që të ndihmojë familjen të kontaktojë tek ky numër: 067 596 4234 (Eva Çuçka)