Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ka treguar se ditën e sotme ka pasur një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ademi bën me dije se ministres i ka përcjellë problematikat që i janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës.

 

Në një postim në rrjetet sociale, demokratja thotë se marrja e masave është e domosdoshme, por thekson se transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme.

 

Kryebashkiakja e Shkodrës deklaron se Manastirliu i ka kërkuar të dijë: “Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër;

 

Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë;

 

Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19 drejt Spitalit Rajonal në Shkodër, drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

 

 

Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID – 19, në territorin e Bashkisë Shkodër;

 

Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill, për rastet e dyshuara me COVID – 19;

 

Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19”./ CNA.al