Një vajzë e pikëlluar duhej të dëgjonte frymën e fundit të nënës së saj përmes telefonit, ndërsa luante këngën e preferuar të saj, nga këngëtarja Tina Turner “Simply the Best”. E ëma u nda nga jeta e vetme në spital, pasi kishte rezultuar pozitive nga koronavirusi.

Nëna e dy fëmijëve, Kay Elmer, 51 vjeç, nga Wirral në Merseyside, vdiq e vetme në kujdes intensiv pasi ajo u prek nga virusi vdekjeprurës i cili deri më tani ka marrë gati 5.000 jetë në Britani të Madhe.

Vajza e saj e shqetësuar Sophia Essel, 30 vjeç, duhej të qëndronte në dhomën e pritjes në momentet e fundit të nënës së saj, që të mund të komunikonin vetëm përmes telefonit, dhe i luajti asaj të njëjtën këngë, që u luajt në funeralin e nënës së Kay.

Sophia, e cila punon si DJ, tha: “Ishte vërtet e trishtuar. Unë jam personi i fundit me të cilin do të fliste. Vëllai im është në ushtri dhe ai sapo ishte vendosur atje një javë më parë.Të nesërmen në mëngjes ajo më thirri duke qarë sepse ishte aq e frikësuar”.

Kay u përkeqësua aq shumë sa u shtrua në kujdesin intensiv, dhe të bijës nuk iu lejua as të ulej pranë saj dhe as t’i mbante dorën, por e shikoi teksa ishte në grahmat e fundit, përmes një dritareje. Megjithatë gjendja e saj e rëndë vazhdoi për disa ditë me radhë, dhe mushkëritë u shkatërruan.

Dy fëmijët morën vendimin për t’i hequr aparatin që e mbante në jetë, pasi nëna e tyre po torturohej më kot, dhe shpresat ishin shuar. Por, vajza nuk e shikonte dot nënën e saj të jepte frymën e fundit, kështu që vendosi të dilte në korridorin e spitalit dhe t;ja jepte lamtumirën nëpërmjet telefonit.

Ajo u ul duke dëgjuar frymën e fundit të Kay, ndërsa ata luanin këngët e saj të preferuara,Simply The Best të Tina Turner, e njëjta këngë që Kay kishte zgjedhur t’i thoshte lamtumirë nënës së saj Sylvia.

Sophia tha: “Ata na ofruan që të shkonim në dhomë me rrobat e përshtatshme për t’i thënë lamtumirën e fundit, por ne nuk do të ishim të mbrojtur sepse ata janë të gjithë të përshtatshëm për stafin. Unë shkova (në dritaren e dhomës së saj) dhe e pashë. Ata e kthyen për të na shikuar neve dhe ishte e tepërt. Unë rashë në dysheme duke qarë.”