Ambientalisti Sazan Guri, ka bërë një shpjegim të pazakontë në lidhje me arsyen se pse sipas tij, shqiptarët e kalojnë më lehtë koronavirusit.

 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, Guri deklaroi se shqiptarët trashëgojnë që prej 25 mijë vjetësh, “gja k blu”, “gja k faraonik”, të cilët sipas tij janë ndryshe “nga gjaqet e tjera”.

 

Duke vijuar me shpjegimin e tij “të rrallë”, Guri theksoi se 47% e shqiptarëve janë me gja k zero negativ. Sipas tij ky grup gja ku të bën të jesh më imun dhe më të mbrojtur ndaj viruseve.

 

Ambientalisti u shpreh:

Qysh 25 mijë vjet më parë, shqiptarët trashëgojnë të njëjtin gj ak, zero negativ apo zero pozitiv, gja k faraoni, gj ak blu dhe këto formula që ka shqiptari në gja kun e vet, të studiuara dhe zbuluara nga institucionet kroate, suedeze,

 

austriake, besoj se shqiptari do ta kalojë shumë herë më lehtë, duke qenë se është një gja k më historik. Duke qenë se shqiptarët janë 47% me gja k zero negativ, janë më të mbrojtur dhe historia i ndihmon në ADN-në e vet.

 

Sado i ndryshëm të jetë virusi i tanishëm, virusi hel m është prap, këto hel me gja ku zero negativ, në historinë 25 mijë vjeçare, i ka kaluar dhe ka ADN-në e vetë më ndryshe nga gjaqet e tjera.