Presidenti Ilir Meta ka qenë në Shkodër, ku prej andej ka dhënë disa mesazhe për qytetarët që të zbatojnë masat e vendosura kundër përhapjes së COVID-19. Meta realizoi dhe një intervistë në televizionin Star Plus, ku u pyet për bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Meta u shpreh se e vetmja që e bashkon me kryetaren e LSI, është Nënë Tereza. Ai tha se të dy mbajnë në sfond portretin e Shënjtores Nënë Tereza, dhe vlerësojnë shumë figurën e saj.

“Unë dhe Kryemadhi kemi Nënë Terezën në sfond, sepse ajo është në zemrën e çdo shqiptari dhe jo vetëm. Ajo është në mendjen dhe zemrën e mbarë njerëzimit. Edhe më pëlqen shumë një shprehje e Nënë Terezës: ‘Të mos e gjykojmë njërit tjetrinpafund, sepse nuk na ngelet kohë për ta dashur njëri-tjetrin’”, u shpreh Meta.