Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se katër policë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

 

Gjatë një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati u shpreh se 4 policët punojnë në Komisariatin e Hasit.

 

Ndërkohë që Basha ngriti shqetësimin se 4 punonjësit e policisë kanë qenë në kontakt me kolegë të tjerë në Has.

 

“Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ky është raportimi që na vjen sonte në mbrëmje. Kanë qenë në detyrë gjatë gjithë këtyre ditëve. Kanë qenë në kontakt me qytetarët. Kanë qenë në kontakt me punonjësit e policisë në Komisariatin e Hasit. Shkoni dhe pyesni sot të gjithë kolegët në polici që kanë pasur kontakt me efektivët që kanë dalë pozitiv dhe që kanë pasur simptoma. Kërkojnë të bëjnë testin sepse kanë familje, kanë fëmijë, kanë bashkëshorte, kanë prindër dhe nuk ja u bën kush testin. Kjo nuk është normale. Kjo është kriminale. Prandaj kemi 3 javë që kërkojmë testim”, deklaroi Lulzim Basha. /tvklan.al