Shqipëria është prekur zyrtarisht nga Koronavirusi që prej datës 8 mars.

Pas disa ditësh qeveria vendosi që të vendoste vendin në shtetrrethim duke paralizuar të gjithë lëvizjet në vend. Shumë punëtorë nuk mund të shkojnë në punë dhe për këtë arsye shteti ka vendosur që çdo person i siguruar që nuk ka mundësi që të shkojë në punë për shkak të situatës do të marrë një pagë luftë.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se kuvendi kishte marrë vendimin që deputetët të merrnin gjysmën e pagës në mënyrë që të vijnë sado pak në ndihmë të situatës. Të njëjtën gjë e bëri edhe presidenti, Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nëpërmjet një shkrese u ka kërkuar 18 institucioneve që të solidarizohen edhe ata dhe të përgjysmojnë rrogat gjatë situatës që Shqipëria është e izoluar.

Sipas burimeve të Top Channel asnjë nga institucionet as që e ka marrë mundimin që të kthejë përgjigje. Shkresa është dërguar më datë 2 mars ndërkohë që data sot është 7. Gjithashtu ju kujtojmë që pagat në këto institucione variojnë nga 2 deri në 5 milion lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë që pagat e infermierëve të cilët janë që janë në vijën e parë të luftës kundër Koronavirusit janë tek 380 mijë lek të vjetra.

(Marrë nga Top Channel)