Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, në raportin e orës 18.00 të shpërndarë për mediat njofton:

“Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shendetësor vijon gjurmimi, hetimi i kontakteve dhe nga vlerësimi gjatë ditës së sotme, u morën edhe 17 mostra në Shkoder, megjithë 2 mostrat e Malësisë së Madhe, u benë gjithse 19 mostra në nivel Qarku që janë dërguar sot në Institutin e Shendetit Publik.

Ka vijuar ndërkohë komunikimi i personelit shëndetesor me pacientët me co vid -19, gjendja shëndetësore e tyre deri në këto momente, është e stabilizuar, ndërkohe vazhdojnë 7 pacientë të shtruar në spitalin CO VID me gjendje të stabilizuar.”.