Një veprim i aktorit Erkan Petekkaya ka bërë që kolegët t’i kthehen kundër. Erkan i cili njihet si “Xhihan” nga seriali “Fate të kryqëzuara” i kushtoi një këngë Koronavirusit me nota humori. Ai postoi një video ku shfaqej duke kënduar dhe stafi e shoqëronte.

Pas këtij veprimi të aktorit kanë reaguar dy koleget e tij Nurgul Yesilçay e njohur si “Gylperi” dhe Elçin Sangu e njohur si “Defne”. “Çfarë halli kemi ne dhe çfarë bëjnë këta! Mos u çmendni! Turp për stafin”-tha Elçin Sangu. Ndërsa Nurgul Yesilçay e cila nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Erkanin, shkruajti: “Droga është e dëmshme! Alkoli është i dëmshëm! Budallallëku është i dëmshëm!

Por një egoist është akoma më i dëmshëm!”. Pas kritikave, mediat turke shkruajnë se Erkan Petekkaya është detyruar të mbyllë Instagramin për pak kohë dhe më vonë e rihapi sërish.