Gëzim Kruja është përcjellë sot në banesën e fundit. Një nga emrat më të spikatur të humorit shkodran e shqiptar, humbi betejën me sëmundjen që e mundonte prej disa kohësh.

Në fillim të muajit dhjetor, edhe pse në gjnedje jo shumë të mirë shendetësore, familja, miqtë e kolegët i organizuan festën e 80- vjetorit të lindjes. Ndërsa ditën e djeshme, zemra e Gëzim Krujës, Mjeshtër i Madh, pushoi së rrahuri.

 

 

Për shkak të kushteve që po kalon vendi për shkak të pandemisë, nuk ka qenë e mundur që nderimet e fundit ti bëheshin si duhet Gëzim Krujës. Megjithatë, nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë përcjellur, duke nisur nga shtëpia e tij deri në varreza.

Mediat e Shkodrës, kanë bërë transmetim live të momenteve të përcjelljes së Mjeshtrit të Madh, video që ilustrojnë këto rreshta dhe që janë marrë nga StarPlus TV dhe TV Rozafa, të cilat i falenderojmë për shërbimin ndaj një figure të shquar të qytetit.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, do na mungosh fizikisht sepse do të kemi përjetësisht mes nesh përmes mijëra minutave humor që na dhurove e fatmirësisht, na i le pas. /ShkodraWeb Media/