Rruzhdija ka ardhur si infermiere nga Shqiperia dhe ka vendosur te na tregoj eksperiencen e saj se si kishte arritur deri ketu.

Keto ishin fjalet e saj : Si fillim u testuam ne 4 provime. Ku provimi i pare ishte ai i praktikes, provimi i dyte ishte provimi i infermierit, provimi i trete ishte provimi i psikologut dhe provimi i katert ishte provimi i mjekut, i cili ishte dhe provimi me i veshtire.

Kjo per shkak se kishte te bej me terma mjekesore te shumte qe neve do te na duhen ketu.

Fillimi per Ruzhdijen nuk ishte aspak i lehte. Dita e pare e saj ishte teper e veshtire pasi sic pohon dhe ajo, isha teper e hutuar.

Gjithashtu dhe muaji i pare ishte teper i veshtire, pasi kishte lene mbrapa dhe femijet ne Shqiperi dhe gje e cila nuk ishte e lehte per Ruzhdijen,

Kur isha ne Shqiperi ne fillim pashe kontraten e punes dhe rrogen, nuk dua ta them se sa ishte por di te them kete qe per ne ne Shqiperi jane teper shume.

Por kur erdha ketu, duke pare standartin e jeteses ato para nuk mjaftonin. Me kete dua te them qe pagesa kundrejt punes qe ne benim ishte teper e ulet.

Me pas dhe familja e saj emigroi drejt Gjermanise, ku shkalla e veshtirsise per te jetuar u rrit pasi burri dhe vajza nuk ishin ambientuar akoma.

Me te gjitha keto qe thashe dua t’iu tregoj qe jetesa ketu nuk eshte e lehte, ose me sakte nuk eshte ashtu sic ju mund te mendoni se eshte