Plot 163 811 familje e individë në nevojë, si edhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me paketa ushqimore dhe barna mjekësor deri më tani, falë operacionit humanitar të ndërmarrë nga qeveria.

 

Kryeministri Edi Rama, duke pasqyruar punën e realizuar deri tani, për të qenë pranë familjeve në nevojë, pensionistëve të vetmuar, thekson se do të vijohet në këtë formë deri në fund të luftës ndaj armikut të padukshëm COVID-19.

 

“163.811 familje/ individë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani.

 

Sot ndihmuam 3.083 familje/ individë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës. Një atdhe. Një familje”,- tha Rama.