Kryetarja e Bashkisë Shkodër bëri një lidhje me Skype ku foli në Open në Top Channel për situatën e pandemisë së virusit në Shkodër. Ademi hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se Shkodra nuk ka marrë asnjë ndihmë edhe pse i ka kërkuar.

“Do i referohem asaj që tha doktor Pipero, ku tha se janë dy familje. Pra nuk kemi një përhapje të virusit por janë vetëm dy familje. Vlen për tu theksuar që ka vonuar që të tesohen familjarët e tjerë si mbesa, nipër etj.”.

“Ministri i Brendshëm foli me tone të ashpra për mosrespektimin e masave nga qytetarët, sa janë respektuar masat?”, e pyeti Eni Vasili.

“Unë jam ndjerë e fyer dhe kështu çdo qytetar shkodran është ndjerë i fyer. Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për Shkodrën edhe pse janë bërë disa kërkesa. Kanë kaluar 5 javë dhe Shkodra nuk ka marrë asnjë ndihmë”, tha Voltana Ademi.