Kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i kthjellët dhe orët me diell për të cilat të gjithë kemi nevojnë në këto ditë të vështira.

Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata kjo falë depërtimit të një qëndre të presionit të lartë që do të vendoset në europën qëndrore.

Përjashtim të lehtë bënë dita e Hënë e cila do të ketë vranësira kalimtare por do të jenë më tepër të përqëndruara në zonën e jugut pasi në atë të qëndrës dhe atë të veriut do të shpërbehen deri në orët e mesditës.

Më pas duke nisur nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte (por edhe më tej) moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Për tu theksuar se orët e mëngjesit do të jenë relativisht të freskëta ndërsa ato të mesditës do të pësojnë rritje graduale me vlera që parashikohen të arrijnë deri në 25-27 grad celcius ditën e Premte