Moderatori i njohur i publikut shqiptar, Ardit Gjebrea ka zgjedhur që pas kaq kohësh t’i rikthehet muzikës në programin e së dielës “E diela shqiptare”.

Gjebrea ka performuar plot emocione ulur në piano dhe nuk ha harruar që këtë moment ta ndajë dhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se sa i kishte munguar kjo gjë.

“Më kishte marrë malli të këndoj! Po kaq shumë…”, ka shkruar Arditi krah fotos ku shfaqet pranë pianos dhe mikrofonit.

Kujtojmë se moderatori është shkëputur prej kohësh nga muzika dhe ndonëse fansat e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e tij në të, Gjebrea ka performuar rrallëherë në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’