Në mes të një izolimi, për të cilin nuk dihet ende se deri kur do të zgjasë, njerëzit po shfletojnë galeritë e telefonave për të kujtuar me nostalgji, kohën e udhëtimeve dhe të “lirisë”.

Por imagjinoni pak sikur “karantina” juaj t’iu gjente në pushime dhe ju të ishit në Maldive, një nga ishujt më luksozë në botë, bashkë me njeriun e zemrës?

Pikërisht ky “skenar filmi”, i ndodhi Olivia dhe Raul De Freitas, të cilët u nisën për Maldive më 22 mars për të shijuar një muaj mjalti (të paharrueshëm) 6-ditor në Cinnamon Velifushi Maldives.

Agjencia e udhëtimit e siguroi çiftin se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarsisht rrëmujës që po shkaktonte pandemia.

Por gjërat rrodhën me shpejtësi dhe ata u njoftuan se Afrika e Jugut do të mbyllte gjithë aeroportet brenda 24 orësh.

Çifti nuk e dinte nëse do ia dilnin dot të ktheheshin në shtëpi për aq pak kohë, kështu, ata vendosën të qëndrojnë në resort.

Stafi, u impenjua maksimalisht për ta pasi të gjithë të tjerët ishin larguar. Ata organizuan darka romantike në buzë të detit, vunë në skenë një performancë dhe nëntë kamarierë u shërbenin vetëm atyre të dyve.

Por ditën e djeshme “kantina maldiviane” moru fund dhe dyshja u kontaktua nga ambasada e Afrikës së Jugut dhe iu dha një orë kohë për të paketuar sendet.

Më pas, ata u transportuan në një resort tjetër me pesë yje bashkë me bashkatdhetarë të tjerë të ngecur në ishujt përreth, të cilët do të dërgohen po ashtu në shtëpi.