Krybashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi gjate nje lidhje direkte ne skype me edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus, e konsideroi skandaloze dhe të tmerrshme faktin që në Shkodër janë bërë pak testime dhe qytetaret që kanë shqetësime shëndetesore nuk marrin përgjigjen e duhur nga autoritetet shendetësore.

 

Kemi tre vatra në Shkodër, janë tre familje ku është shtrire Covid 19. Është skandaloze, është e tmerrshme dhe për këtë gjë po ju jap një shembull. Ne kemi pasur një vdekje të një pacienti në spital në Shkodër, ku është thënë se e sëmura ka vdekur si pasojë e patologjive të tjera dhe jo sepse ishte prekur nga Covid 19.

Në shkodër ka pasur shumë pak testime.Duhet të fusësh mik që të besh testime në Shkodër, ky është lajmi I fundit, kjo është skandaloze.Është e pafalshme që dy javë më parë kanë dal pozitiv anëtar të një familje, dhe të tjerët dolen vetëm mbrëmë.

Alarmi I parë që u dha tek oficeri I policisë gjyqësore në Shkoder duhet ti kishte vënë në lëvizje strukturat shteterore.