Ka shkuar në 21 numri i vikt imave nga koronavirusi në Shqipëri.

Raportohet se ka ndërr uar jetë në spitalin Infektiv, ish-boksieri i njohur, Skënder Kurti. Kurti u nda nga jeta pak minuta më parë, në moshën 61-vjeçare. Ai kishte kaluar në vde kje klinike disa ditë më parë.

61-vjeçari ka qenë boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërsa më pas ai u bë trajner, ku trajnonte të rinjtë në këtë sport. Skënder Kurti ka zhvilluar me dhjetra ndeshje boksi brenda dhe jashtë vendit. Kur ishte i ri, ai cilësohej si një ndër boksierët më të mirë në Shqipëri.