Sipas Komunikatës së Komisionit të Mbrojtjes Cuvile të Qarkut Shkodër i orës 19.00, Ka vijuar intensivisht edhe gjate mbasdites puna e NJKVSH per monitorimin e situates epidemiologjike, vecanerisht ne Bashkine Shkoder, qe kryesisht eshte perqendruar ne gjurmimin e te dyshuarve qe kane lidhje familjare me te ndjeren e familjes te dale pozitiv nga co vid -19 ne Lagjen Dracin.

Gjate dites sotme u moren gjithsejt 14 mostra tek kjo familje midis tyre edhe nje infermier i cili ka ushtruar sherbimin e tij gjate periudhes kur ka qene e semure e ndjera, pjestare e familjes ne lagjen Draçin.

Hetimi epidemiologjik ka vijuar edhe ne familjen e Lagjes Kiras, ku jane marre edhe 4 mostra te tjere.

Ne familjen tjeter ne Lagjen Dobrac u moren edhe 7 mostra, kontakte te ngushta familjare.

Sot eshte vleresuar edhe nje rast i vecuar ne Lagjen Kiras qe nuk ka lidhje me familjen e infektuar. Gjithsejt sot jane maree 26 mostra, prej te cilave 25 lidhje te ngushta me familjet e infektuara, te cilat jane derguar ne ISHP ne Tirane ne pritje te pergjigjes. Gjithashtu sot jane shtruar ne Tirane ne spitalin co vid nje paciente tjeter dale pozitiv.

Numri total i shtruar ne Tirane nga Shkodra jane 7 paciente, ndersa 2 paciente qe kane qene te shtruar kane lene spitalin pasi jane sheruar.

Nderkohe gjendja shendetesore e vetkarantinuarve eshte e mire nen kontrollin e strukturave te specializuara te Shendetesise