Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video ku e tregon qartë se si do të jetë tuneli i dezinfektimit, i cili do të vendoset në çdo treg, por edhe në isntitucionet ku ka shumë qarkullim të njerëzve.

“Nga nesër do pilotojmë sistemin e kabinave dezinfektuese për hyrje-daljet në vendet me fluks përdorimi – si tregu i Kombinatit apo institucione të ndryshme.

Por kjo nuk e zëvendëson higjienën personale – ndaj laj duart dhe mbaj distancën edhe ku është kabina”, shkruan Veliaj.