Lot dhe gëzim në dhjetorin e vitit të kaluar. Zef Deda, aktor i humorit shkodran I bën një surprizë shumë të këndshme kolegut të tij, të madhit Gëzim Kruja, ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmun dje të

Zef Deda, shoqëruar edhe nga kamera e një prej televizioneve lokale të Shkodrës, pasi blen lulet në një nga dyqanet në Shkodër, shkon drejt e në shtëpinë e Gëzim Krujës, që festonte 80 vjetorin, por I harruar nga të gjithë.

“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori i madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë” I thotë Zef Deda.

Në këtë 80 vjetor, mjeshtëri I madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin” bën humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”