Koronavirusi ka gjunjëzuar mbarë botën duke detyruar qeveritë e vendeve të prekura të marrin masa të rrepta për parandalimin e pandemisë.

Por duket se frika e infektimit i ka bërë njerëzit të nxjerrin metoda të reja se si të levizin dhe mos të prekin shumë gjëra me duar, qoftë dhe me masa mbrojtëse.

Siç shikohet dhe në videon e cila është bërë virale në rrjet njerëzit kanë filluar ta hapin derën me këmbë, për të mos prekur me dorë dorezën e derës. Kjo pasi dera mund të jetë prekur nga shumë persona të tjerë që mund të jenë të infektiar nga COVID-19.