Spikerja e famshme e lajmeve në CNN, Brooke Baldwin, ka rezultuar të premten pozitive ndaj testit për koronavirusin, pas një fillimi të papritur të simptomave të enjten pasdite. “Unë jam mirë. Më erdhi papritur pasditen e djeshme.

Të dridhura, dhimbje, ethe”, tha Baldwin në një postim në instagram ditën e sotme. Baldwin, spikere lajmesh së CNN në New York City, është spikerja e dytë e CNN që ka rezultuar pozitive këtë javë, pak ditë pasi Chris Cuomo tha se ishte prekur nga covid-19.

 

Ajo tha se i ka respektuar urdhrat e distancimit social, por përsëri u prek nga virusi.