Pas njoftimit të 12 rasteve pozitiv COVID-19 , për dy familjet në Shkodër, nga NJVKSh në të gjitha bashkitë, u morën masat për izolimin e plotë të familjeve në bashkëpunim me strukturat e policisë, ndërkohë që po vijojnë masat e ndjekjes e kontaktimit të gjithë rrethit të afërmëve dhe rrethit shoqëror që kanë lidhje me dy familjet. Njëkohësisht janë marrë masat shtrenguese nga DVP për të ndaluar qarkullimet në dy lagjet Kiras dhe Dobraq.

 

Janë marrë edhe 20 mostra të tjera të cilët jan dërguar në ISHP., ndërkohë është intensifikuar bashkëpunimi i NJVKSh me strukturat e DVP dhe Bashkisë Shkodër për ndjekjen dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara. Nga Bashkia Shkoder po merren masat për shpërndarjen e ndihmave nga persona të ngarkuar enkas për këto dy familje.

 

Nga NJVKSh, Malësi e Madhe, po merren masa për ndjekjen dhe kontaktimin e personave që kanë lidhje gjaku me personat e dy familjeve të dala pozitive në Shkodër, që janë banues në Koplik të Sipërm të cilët u janë nënshtruar kontrolleve përkatëse dhe është marrë një mostër për ta dërguar në ISHP Tiranë. Nga NJVKSh në Pukë dhe Fushë Arrëz, janë marrë përgjigjet e 6 mostrave të dërguara dje në ISHP, të cilat dolën negativ, ndërkohë vijon puna e këtyre strukturave në bashkëpunim me strukturat e policisë për ndjekjen e vetkarantinimit dhe respektimit të rregullave të vetizolimit.

 

Nga ISHSH ka vijuar inspektimi dhe monitorimi i 268 subjekteve prej të cilave 111 subjekte kryenin shërbime dhe 157 ishin të mbyllura. Ndërkohe janë marrë 3 masa administrative në bashkëpunim me policinë me gjobë per: *Bar-kafe, me vlerë 1000 000 lekë. *Pastiçeri, me vlerë 50 000 lekë. *Tregtim Artikuj të ndryshem, me vlerë 100 000 lekë. Në Bashkinë Vau Dejes nuk kemi raste të reja me COVID-19. Janë dërguar në banesë 169 pensione. U janë shërbyer ushqime në shtepi 6 familjeve të izoluara të cilat kanë rezultuar pozitiv. Bashkia M.Madhe, nuk ka asnjë rast me COVID-19. Janë shpërndarë rreth 177 pensione në shtëpi.