Aktorja turke Cansin Çekili ka dalë pozitive me koronavirus. Aktorja është e njohur nga roli i “Ajselit” në serialin “Erkenci kus”, serial i cili është transmetuar në Shqipëri me titullin “Një puthje në errësirë”.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja me një postim në rrjete sociale duke treguar se ka bërë testin për koronavirus dhe i doli pozitiv. Ajo është vetizoluar për të shmangur kontaktin me familjarët dhe uron që të bëhet mirë.

 

“Mendova ta ndaja me ju këtë kur gjithçka të kishte mbaruar por ndihem e shqetësuar. Javën e kaluar shkova në spital pasi prej 20 ditësh kam patur bronkit dhe alergji. Bëra testin dhe rezultati doli pozitiv.

 

Erdha në shtëpi dhe u vetëizolova në dhomën e time, aty ku vazhdoj të jem edhe tani sepse në shtëpi kam nënën dhe vëllain. Të jesh e infektuar është kaq e vështirë dhe e lodhshme sepse ke frikë mos infekton edhe të tjerë. Duhet të jem e kujdesshme dhe kam dëgjuar shumë gjëra për këtë sëmundje.

 

Tani nuk shijoj dhe nuk nuhas dot asgjë. Besoj se do të bëhem mirë dhe do të jem e qetë vetëm kur të mësoj rezultatet e testeve të familjarëve. Uroj të jenë negativë. Kujdesuni për veten dhe qëndroni në shtëpi”-shkruan aktorja.