Drejtoria e Departamentit te Semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik (ISHP), Silva Bino ka deklaruar ne nje konferece diten e sotme se Shqiperia e arriti pikun e te prekurve nga ly virus.

Madje ajo ka thene se ka patur nje rritje te ndjeshme te te semureve qe jane sheruar plotesisht dhe po aty shtoi se karantina tanime duhet te nisi te hapet sepse keshtu do te kete edhe nje imunitet te popullates.

Me poshte eshte nje pjese e ketij argumenti ku drejtoresha ka folur ne Report Tv:
Çfarë mund të themi për situatën? Karantinimi është masë shumë e mirë, ka luajtur një rol tepër pozitiv. Natyrisht e kombinuar edhe me gjurmimin e çdo rasti. Ne shikojmë që kemi një situatë e cila mbetet e kënaqshme për momentin pavarësisht për numrin e prekjeve këtë moment, shpesh herë nuk mund ti parandalosh 100%. Numri i vdekjeve do të ishte shumë më i madh nëse nuk do të kishim marrë këto masa.

Sa i përket ecurisë, kur mund të arrihet pika dhe çfarë faze jemi? Ky është piku jonë pak a shumë. Ky është piku. Dhe po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe atyre të cilëve kërkojnë kujdes.

Drejt normalizimit kur mund të shkojmë? Ky është një infeksion i ri për të cilat popullatat janë naive, jo të mbrojtura, duhet të ndërtohet imuniteti i popullatës. Karantina nuk e krijon këtë imunitet menjëherë. Gradualisht duke e hapur dhe duke marrë masa të tjera do të ndërtojmë imunitetin e popullatës. Duhet të jemi të durueshëm në gjithçka. Ky është elementi më i rëndësishëm i kësaj epidemie.

Mund të ketë mbërritur më herët koronavirusi në Shqipëri? Nuk mund ta themi, kemi pasur një epidemi gripi që e kemi vërtetuar me mostrat dhe të gjithë elementët, ashtu si Italia dhe e gjithë Europa. Hipotezat që janë hedhur janë nga njerëz që nuk e njohin këtë punë. Testimi flet për qarkullimin e dendur të gripit. Gjithsesi mund të themi që sëmundja mund të ketë filluar pas fillimit intensiv në Itali, por jo deri në fillim të javës së parë të marsit.

Vaksinat gjatë viteve ’80-90 mund të na kenë mbrojtur? Janë hipoteza, që për momentin nuk kanë lidhje. Ne duhet të zbatojmë masat mbrojtëse të distancimit social. Nuk mund t’ia faturojmë një sistemi të hipotetizuar imunitar. Të zbatojmë masat dhe të mos mbështetemi në hipoteza.

Të shëruarit kanë shfaqur simptoma të tjera? Ka pasur nga ata që kanë pasur shenjat e sëmundjes. Ata janë të shëruar aktualisht dhe shërimi lidhet edhe me negativizimin.

Një mesazh për ata që nuk i marrin seriozisht masat? Të zbatojnë masat se sigurojnë jo vetëm mbrojtjen e tyre por të gjithë familjen dhe popullin. Thyerja e karantinës nuk është sfidë për qeverinë por për individin.
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas të cilit, kur shumica e një popullate është imune ndaj një infeksioni (sepse është prekur ose është vaksinuar), patogjeni nuk gjen njerëz që të infektohen, duke bërë të mbrojtur në mënyrë indirekte, edhe ata pak njerëz që janë ende të prekshëm.

Çfarë është imuniteti i tufës
Imuniteti i tufës nuk mund të shkaktohet vullnetarisht duke lënë të infektohen numrin më të madh të njerëzve, është më tepër një objektiv që arrihet përmes fushatave të vaksinimit. Këto fushata, duke nisur nga një bazë popullsie imune, e konsoliduar pas valës së parë të një epidemie, pas prodhimit të vaksinës kryhen për të gjithë njerëzit nga personeli shëndetësor, duke filluar nga personat më në rrezik apo më të dobëtit.

(Tani po flitet shumë për të, për shkak se në Britaninë e Madhe, një këshilltar shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, shpjegoi se tani për tani strategjia për frenimin e virusit, është të zhvillohet një imunitet i caktuar i popullatës. Dhe për ta bërë këtë, sipas tij, duhet që të preket nga Covid-19, 60% e popullsisë. Vendi duhet të përgatitet të “humbasë para kohe të dashurit “, tha Kryeministri Boris Johnson).

Çfarë tha këshilltari i Johnson?
Patrick Vallance, këshilltar i lartë shkencor i kryeministrit britanik Boris Johnson deklaroi: “60 përqind e britanikëve do të duhet që të preken nga koronavirusi, për të zhvilluar imunitetin ‘e tufës’. Sepse virusi do të jetë stinor dhe do të rikthehet në dimër. Po, është një sëmundje e keqe. Por në shumicën e rasteve ka vetëm simptoma të lehta”.

Një gafë? Jo. Vallance ka shkuar më tej. “Nëse përpiqesh që ta shtypësh me masa shumë të forta dhe më pas i zbut këto masa, virusi reagon, ndoshta në momentin e gabuar. Objektivi ynë është që të krijojmë një lloj imuniteti të tufës kundër transmetimit afatgjatë të virusit, duke mbrojtur më të dobëtit”.

Edhe për shkak se një vaksinë kundër Covid-19 ende nuk ekziston dhe do të duhet të paktën një vit që të zhvillohet.