Doktoreshë, Eugena Tomini ka thënë edhe do të ketë rikthim të infeksioneve respiratore edhe gjatë vjeshtës. Por sipas saj shqiptarët nuk do të kalojnë as një verë normale dhe se nuk do të jetë si vitet e tjera.

“Ky është një vit i vështirë, nuk do ketë një verë normale, do kemi ndryshim të sjelljes pas këtij distancimi social. Nuk besoj se do kemi një verë siç kemi përjetuar verat e tjetra.

Mund të kemi një zbehje të virusit gjatë periudhës së nxehtë, por asgjë nuk është vërtetuar se virusi ka qarkulluar gjatë një periudhë pranverore, edhe pse të ftohtë.

Shpresoj të kemi një verë më me liri individuale, por që prezenca e COVID do të na shoqërojë dhe që vjeshta do e rikthejë me infeksionet respiratore, derisa të kemi vaksinën sezonale”, tha Eugena Tomini.